Spiropali takon krerët e partive kryesore në Kosovë: Bashkë për sigurinë kombëtare dhe aleancat strategjike

Spiropali takon krerët e partive kryesore në Kosovë: Bashkë për sigurinë kombëtare dhe aleancat strategjike

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë.

 

Ministrja përgëzoi kontributin konstruktiv të partive politike në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja duke vlerësuar stabilitetin institucional të Kosovës, si interes të përbashkët.

 

Spiropali uroi kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për zgjedhjen në krye të PDK-së, si dhe nënvizoi rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë dhe drejtësisë. 

 

Shqipëria mbetet pranë Kosovës në respekt të diversitetit politik, por me një bindje të vetme: forcimi i institucioneve të Kosovës është forcim i faktorit shqiptar në rajon.

 

Në takimin me kryetarin e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Spiropali deklaroi se “LDK-ja ka një rol të rëndësishëm në historinë e shtetformimit të Kosovës dhe në arkitekturën e saj demokratike.” 

 

Në këtë rrugë të gjatë nuk mund të mos kujtojmë Presidentin historik, Ibrahim Rugova — vizioni i të cilit për rezistencë, orientim euro-atlantik dhe shtetësi të ndërtuar mbi kulturën e dialogut, mbetet themel moral dhe politik i Kosovës moderne.

 

Kontributi i LDK-së në debat, reformë dhe konsolidim institucional, sipas Spiropalit, mbetet pjesë e pluralizmit, që e bën demokracinë funksionale.

 

Kryeparlamentarja takoi gjithashtu kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e konsideroi si një prej zërave më të qartë të orientimit euroatlantik të Kosovës në momente të vështira dhe në faza vendimtare për shtetin.

 

Në takim u diskutua përgjegjësia që kanë forcat politike sot, garantimin e stabilitetit institucional, forcimi i partneritetit strategjik Shqipëri–Kosovë dhe avancimi i integrimit euroatlantik të rajonit tonë. 

 

Siguria mbetet boshti themelor i këtij vizioni. Roli i NATO-s në Kosovë dhe koordinimi i vazhdueshëm me aleatët janë garanci për paqen dhe stabilitetin afatgjatë. Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë krah për krah për sigurinë kombëtare, aleancat strategjike dhe konsolidim ndërkombëtar.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy