Publikohet draft-raporti nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian: Vit i humbur nga ngërçi politik

Publikohet draft-raporti nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian: Vit i humbur nga ngërçi politik

Është publikuar draft-raporti për Kosovën i përpiluar nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Draft-raporti për Kosovën, i përgatitur nga raportuesi i Parlamentit Evropian, Riho Terras, trajton zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, sundimin e ligjit, dialogun me Serbinë dhe rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian.

 

Në raport theksohet se viti 2025 u karakterizua nga një ngërç i gjatë politik, i cili ndikoi negativisht në funksionimin e institucioneve. 

Sipas dokumentit, megjithëse mirëpritet formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, periudha e gjatë e bllokimit institucional u konsiderua një “vit i humbur” për Kosovën.

Raporti vëren gjithashtu se Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një president të ri brenda afatit kushtetues, gjë që e shtyu vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe çoi në shpërndarjen e Kuvendit me dekret presidencial në mars 2026.

 

Parlamenti Evropian mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025 dhe pas më shumë se një viti ngërçi politik; megjithatë shpreh keqardhje për procesin politik të paralizuar gjatë vitit 2025 që rezultoi në një ‘vit të humbur’ për Kosovën; shpreh më tej keqardhje për dështimin e Kuvendit për të zgjedhur një President të ri brenda afatit kushtetues, duke e shtyrë kështu vendin drejt zgjedhjeve të reja; merr në dijeni shpërndarjen e Kuvendit me dekret presidencial më 6 mars 2026. 

Raporti rithekson mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimi Evropian, i dorëzuar në dhjetor 2022. Në këtë kontekst, u bëhet thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën të lëvizin drejt njohjes së saj, në mënyrë që vendi të mund të avancojë në procesin integrues në kushte të barabarta me vendet e tjera kandidate.

 

Po ashtu, Parlamenti Evropian i kërkon Kosovës të përshpejtojë zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së lirive themelore.

Në planin ndërkombëtar, raporti konfirmon mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshilli i Evropës dhe për përfshirjen e saj në programin e NATO të quajtur Partneriteti për Paqen.

 

Në fund, Parlamenti Evropian u bën thirrje institucioneve evropiane që të heqin masat e mbetura ndaj Kosovës, duke theksuar se ato nuk janë më të justifikueshme dhe se vazhdimi i tyre po ndikon negativisht në shoqërinë kosovare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy