Kosovë, Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për President

Kosovë, Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për President

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, për postin e Presidentit të vendit.

 

Në një reagim në Facebook, partia në pushtet ka theksuar se organizimi i zgjedhjeve të reja në këtë fazë do të ishte i panevojshëm. 

 

Sipas saj, në Kosovë ka mjaft personalitete të denja për këtë detyrë të lartë shtetërore, për të cilat mund të arrihet pajtueshmëri politike dhe të vazhdohet përpara pa krijuar krizë institucionale.

 

Në deklaratë thuhet se, pas përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar një marrëveshje me subjektet e tjera parlamentare, Vetëvendosje ka vendosur të kandidojë Konjufcën për President. Ai përshkruhet si ish-kryetar i Kuvendit, deputet në shtatë legjislatura dhe një ndër politikanët më të votuar në historinë e vendit.

 

Po ashtu, Vetëvendosje u ka bërë thirrje partive opozitare që të propozojnë një kandidat të pranueshëm për të gjithë, duke ofruar edhe mbështetjen e grupit të saj parlamentar me nënshkrime, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

 

Partia shprehet e bindur se situata aktuale mund të tejkalohet përmes dialogut dhe se zgjedhjet mund të shmangen, nëse arrihet konsensus politik.

 

Në vijim të deklaratës, bëhet e ditur se janë zhvilluar disa takime me drejtues të partive opozitare për të diskutuar mundësinë e një kandidature konsensuale. 

 

Megjithatë, sipas Vetëvendosjes, nga këto takime nuk ka pasur propozime konkrete nga ana e opozitës, ndërsa janë refuzuar edhe emra të ofruar nga partia fituese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy