Afati i fundit/ Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Afati i fundit/ Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot skadon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që pezullonte çdo veprim të deputetëve lidhur me konstituimin e Kuvendit. Vendimi i shumëpritur pritet të përcaktojë fatin e institucioneve të reja legjislative në vend, pas muajsh të tërë bllokimi politik.

Më 24 korrik, Kushtetuesja vendosi që deri më 8 gusht, deputetët e zgjedhur nuk mund të marrin asnjë vendim dhe nuk mund të ndërmarrin veprime që lidhen me formimin e Kuvendit, për shkak të shqyrtimit të dy kërkesave të paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). 

Të dyja partitë kanë kërkuar interpretim kushtetues për aspektet që lidhen me konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Një kërkesë e tretë ishte depozituar edhe nga presidentja Vjosa Osmani, por ajo e tërhoqi pas emërimit të gjyqtarit Radomir Llaban si raportues të rastit, duke e cilësuar këtë si rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka lëshuar më herët një aktgjykim ku theksohej se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. 

Megjithatë, ky afat nuk është respektuar nga deputetët, dhe vetë Gjykata nuk ka sqaruar deri tani pasojat e moszbatimit të këtij vendimi.

Kosova ndodhet në një krizë të thellë politike, pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit institucionet e reja nuk janë formuar.

 Deputetët janë mbledhur 54 herë nga 15 prilli deri në fund të korrikut, por nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, proces që ka bllokuar të gjithë konstituimin. 

Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.

Tashmë, vendi është në pritje të aktgjykimit të ri të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të publikohet gjatë ditës së sotme dhe do të jetë vendimtar për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në procesin e konstituimit të Kuvendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy