Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për të vazhduar drejtimin e qeverisë së Kosovës.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje propozoi emrin e Albin Kurtit për Kryeministër.
Ne kemi Kuvendin dhe do të bëjmë qeverinë. Duke u ndalur te qeveria jonë e ardhshme, më lejoni ta propozoj për Kryeministër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Propozimi i Vetëvendosjes vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës caktoi masë të përkohshme, përmes së cilës u ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime për zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.



