Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ Nis sot votimi për diasporën, votojnë 105 mijë qytetarë

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ Nis sot votimi për diasporën, votojnë 105 mijë qytetarë

Shtetasit e Kosovës që janë regjistruar më herët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 QERSHORIT, do të votojnë sot përmes postës. Në këto zgjedhje pritet të votojnë rreth 105 mijë votues. Në çdo pako, e cila është individuale gjendet Udhëzuesi për procedurën e votimit; fletëvotimin; zarfin e fshehtësisë; dhe zarfin kthyes.

 

Një ditë më parë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, njoftoi gjithçka ishte bërë gati për votuesit e diasporës. PO sipas KQZ-së, në çdo dërgesë postare operatori ekonomik ka vendosur nga një numër të veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim.

 

Votimi për diasporën e Kosovës do të përfundojë më 6 qershor, ndërsa KQZ u ka bërë thirrje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërguar pakon e tyre me fletëvotim, në mënyrë që të arrijë me kohë në kutinë postare dhe më pas të tërhiqet për t’u sjellë në Kosovë për numërim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy