Raportuesi për Kosovën, Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Raportuesi për Kosovën, Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, deklaroi nga Prishtina se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por theksoi se rruga drejt anëtarësimit kërkon vazhdimin e reformave.

 

“Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, shkroi Terras në platformën X, pas takimeve që zhvilloi me drejtuesit politikë në Kosovë.

 

Gjatë vizitës, eurodeputeti u takua fillimisht me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. 

Ajo kërkoi që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të trajtohet pa vonesa dhe që progresi i vendit të vlerësohet mbi bazën e meritave.

 

Terras zhvilloi gjithashtu takime me ministrin në detyrë për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

 

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Parlamentit Evropian për aspiratat evropiane të Kosovës, ndërsa u ritheksua angazhimi i institucioneve për avancimin e procesit të integrimit në BE.

 

Vizita e Terrasit vjen pak javë pasi Parlamenti Evropian miratoi rezolutën e tij vjetore për Kosovën. 

Pas miratimit të saj, eurodeputeti theksoi se reformat e brendshme dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mbeten faktorë kyç në rrugën evropiane të Kosovës.

 

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por aplikimi ende nuk ka hyrë në fazën formale të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së. 

 

Aktualisht, Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy