Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ LDK zyrtarizon Vjosa Osmanin si bartëse liste, Kurti synon 60% të votave

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ LDK zyrtarizon Vjosa Osmanin si bartëse liste, Kurti synon 60% të votave


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje për të garuar sërish si kandidat për drejtimin e qeverisë edhe në mandatin e ardhshëm.

 

Kurti deklaroi se Vetëvendosje synon të marrë 60 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë se po përpiqen ta eliminojnë politikisht.

 

Ndërkohë, një nga zhvillimet më të rëndësishme politike është rikthimi i ish-presidentes Vjosa Osmani në krye të listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), parti nga e cila u largua gjashtë vite më parë për t’iu bashkuar rrugëtimit politik me Kurtin.

 

LDK ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët me Osmanin gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë. 

 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se Osmani do të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidatja për presidente, ndërsa vetë ai do të kandidojë për postin e kryeministrit.

 

Sipas Abdixhikut, vendimi është marrë unanimisht nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. 

Ai shtoi se listës zgjedhore do t’i bashkohen edhe 19 emra të propozuar nga Osmani.

 

Tri ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, partitë politike në Kosovë kanë intensifikuar negociatat dhe finalizimin e ofertave zgjedhore.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ndërsa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy