Analisti Indrit Vokshi për gjyqin në Hagë ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se nuk deshën të arratiseshin, por zgjodhën të përballeshin me drejtësinë.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se “kokën” e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veseli e kërkon Europa.
Klanet nuk dalin në sipërfaqe, vetë shteti për interesat e veta, për të vendosur të vetët. Shkuarja e tyre në Hagë, i ka hapur rrugën Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të ardhur në pushtet.
Këta janë marrë dhe çuar atje gjashtë vjet pa pasur një dosje, Hashim Thaçi është kapur në avion për të mos lejuar të shkonte në Amerikë për të bërë marrëveshjen e Uashingtonit. Provat për ta bëhen gjatë kohës që mbahen në paraburgim.



