Imeri: Serbët mund të marrin pushtetin në komunat e veriut, por nuk kthejnë dot pas arritjet e Kosovës në 4 vjet (VIDEO)

Imeri: Serbët mund të marrin pushtetin në komunat e veriut, por nuk kthejnë dot pas arritjet e Kosovës në 4 vjet (VIDEO)

Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët në 38 komuna të vendit. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje do të marrin pjesë 2 milionë e 25 mijë votues, ndërkohë që në çdo qendër votimi janë vendosur kamera sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në studion e MCN, analisti Dorajet Imeri tha se këto zgjedhje mund t’u japin serbëve komunat e veriut, por kjo nuk do të mund të zhbëjë atë që Kosova ka arritur në katër vitet e fundit.  

 

Në komunat në veri të Kosovës, nëse merr pjesë Lista Serbe, ka gjasa të kthejnë pushtetin atje. Prania e serbëve është më e madhe si fuqi votues. Ata mund të kthejnë pushtetin, por nuk mund të kthejnë pas proceset e arritura deri tani. Ajo që është arritur në nivelin e sigurisë, rendit dhe ligjit është arritja më e madhe e Kosovës në 4 vitet e fundit. Nuk do të mund të ketë asnjë tërheqje në raport me atë që është siguruar. Është shumë e rëndësishme që serbët të marrin pjesë në zgjedhje, është shumë e rëndësishme që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe kjo është mundësia që Kosova u jep në mënyrë të vazhdueshme.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy