Në prag të zgjedhjeve/ Qeveria e Kosovës rrit shtesat për lehonat dhe ndan nga 100 € për pensionistët, fëmijët e studentët

Në prag të zgjedhjeve/ Qeveria e Kosovës rrit shtesat për lehonat dhe ndan nga 100 € për pensionistët, fëmijët e studentët

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të reja parlamentare, Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punonjësit e sektorit privat.

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se i ka kërkuar Ministrisë së Financave të hartojë një paketë të re për përballimin e inflacionit.

 

“Pakon për përballje me inflacionin 2.0, që e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot, përfshin këto masa: mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik dhe 100 euro për studentët aktivë. Pagesat për familjet përfituese do të realizohen në fillim të javës së ardhshme”, ka deklaruar Kurti.

 

Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe rritjen e shtesave për lehonat.

“Nga ky muaj do t’i rrisim shtesat për lehonat. Derisa në qeverisjet e kaluara ato ishin zero, ne për herë të parë nisëm pagesat prej 170 eurosh për gjashtë muaj për lehonat e papuna dhe për tre muaj për lehonat e punësuara. Më pas i rritëm në 325 euro, ndërsa sivjet paga minimale është rritur sërish dhe nga 1 korriku do të jetë 500 euro. Prandaj, edhe shtesat për lehonat do të rriten nga 325 në 500 euro në muaj”, tha Kurti.

 

Mjetet financiare për pensionistët dhe fëmijët pritet të shpërndahen javën e ardhshme, ndërsa punonjësit e sektorit privat do të duhet të aplikojnë për të përfituar mbështetjen.

 

Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë u miratua edhe ndarja e një milioni euro për zbatimin e masës 3.4, që parasheh kuponë ushqimorë për familjet në nevojë. Sipas Kurtit, ky vendim është pjesë e pakos për ringjallje ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy