Prokuroria në Kosovë nis hetimin për manipulim të votave në Podujevë

Prokuroria në Kosovë nis hetimin për manipulim të votave në Podujevë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet për dyshime mbi manipulimin e votave në komunën e Podujevës.

Sipas komunikatës për media, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin dhe administrimin e provave që lidhen me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjatë këtij procesi, ekzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës.

Më së shumti dallime në vota pas procesit të rinumërimit në Podujevë ka pasur te kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kandidatit Vendenis Lahu pas rinumërimit i janë hequr 407, kandidatit Ejup Maqedonci 389 vota, kandidates Adelina Stublla 244 vota, Kandidates së PDK-së për deputete, Ditjona Statovci, i janë hequr 230 vota.

Hetimet lidhen me procesin zgjedhor për Kuvendin e Kosovës dhe vijnë në një kohë kur autoritetet kanë paralajmëruar rritje të vëmendjes ndaj çdo dyshimi për manipulim të votave apo shkelje të integritetit të procesit zgjedhor.
Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë intervistuar qindra njerëz nëpër komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra, nën dyshimet e njëjta.

Përgjatë procesit të rinumërimit, votat për disa kandidatë ndryshuan, me raste deri në 6 mijë për një individ, ndërsa ato për partitë nuk u cenuan.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy