Vjosa Osmani synon një tjetër mandat/ Ramabaja: Opozita pengesa kryesore, mund t’i “përfundojë” karrierën politike (VIDEO)

Vjosa Osmani synon një tjetër mandat/ Ramabaja: Opozita pengesa kryesore, mund t’i “përfundojë” karrierën politike (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se synon të marrë një tjetër mandat në krye të shtetit. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ajo do të arrijë të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për rizgjedhje.

Këtë pretendim e ka analizuar analisti Sadri Ramabaja për “MCN Live”, i cili shprehet skeptik për mundësinë e një mandati të dytë për Osmanin.

 Sipas tij, gjasat janë të vogla, pasi aktualisht nuk ka një forcë politike që e mbështet qartësisht kandidaturën e saj.

Në këtë rast, opozita pritet të jetë pengesa kryesore për një mandat të dytë të Vjosa Osmani. Kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në vazhdimësinë e karrierës së saj politike.

Nuk është surprizë që Osmani synon rizgjedhjen, pasi ajo konsiderohet një nga figurat më karizmatike në skenën politike bashkëkohore në Kosovë. 

Ajo e ka shprehur hapur vullnetin për të vijuar edhe një mandat tjetër, por problemi kryesor mbetet mungesa e mbështetjes politike të brendshme.

Ramabaja thekson se pengesa kryesore është opozita, e cila ka dhënë sinjale relativisht të qarta se nuk do ta votojë Osmanin. 

Pengesa kryesore do të jetë opozita që mund ‘t’ ja përfundojë’ karrierën e saj në këtë format. 

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një qëndrim më të matur në deklaratat publike. Nga VV është pranuar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë të pranishëm dhe të paktën 57 vota pro, një shifër që aktualisht duket e vështirë të arrihet.

Mbështetja kryesore për Osmanin duket se vjen nga jashtë Kosovës, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mbetet për t’u parë nëse kjo mbështetje do të përkthehet në vota reale brenda Kuvendit apo do të mbetet vetëm në nivel diplomatik.

Pas deklaratave të fundit nuk ka shenja konkrete që Osmani mund të rizgjidhet për një mandat të dytë. Beteja politike pritet të nisë pasi të formohet qeveria Kurti 3.

Në këtë kontekst, Ramabaja vlerëson se situata po shkon drejt zgjedhjes së një presidenti konsensual, duke theksuar nevojën për maturi politike në përzgjedhjen e figurës që do të udhëheqë institucionin e presidencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy