Fruthi në Kosovë/ 112 raste të regjistruara, 50 të reja në një muaj

Fruthi në Kosovë/ 112 raste të regjistruara, 50 të reja në një muaj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 13 raste të reja të fruthit gjatë javës së fundit, duke e çuar në 112 numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në vend.

 

Sipas IKSHPK-së, shqetësues mbetet ritmi i rritjes së rasteve, veçanërisht gjatë një periudhe të shkurtër kohore.

 

Më 10 korrik, në Kosovë ishin raportuar gjithsej 62 raste, ndërsa deri më 10 gusht janë regjistruar edhe 50 raste të reja, duke e çuar totalin në 112.

 

Sipas shpërndarjes territoriale, numri më i lartë i rasteve është raportuar në Prishtinë, me 37 raste. Fushë-Kosova renditet e dyta me 29 raste, ndërsa në Ferizaj janë regjistruar 12 raste.

 

Raste të fruthit janë evidentuar edhe në komuna të tjera. Në Kaçanik janë regjistruar shtatë raste, në Obiliq gjashtë, ndërsa nga tri raste janë raportuar në Drenas dhe Lipjan.

 

Nga dy raste janë evidentuar në Gjilan, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri. Ndërsa nga një rast është raportuar në Deçan, Graçanicë, Podujevë dhe Viti.

 

IKSHPK ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve kanë intensifikuar aktivitetet në terren.

 

Vaksinimet janë zhvilluar në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj. Në total, 147 fëmijë që kishin vonesa në vaksinimin sipas kalendarit të rregullt janë vaksinuar me vaksinën MMR.

 

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta të fruthit, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionin shëndetësor më të afërt.

 

Ndër simptomat kryesore të fruthit janë temperatura e lartë, skuqjet në lëkurë, kolla, rrufa dhe konjunktiviti.

 

IKSHPK ka paralajmëruar se, për shkak të shkallës së lartë të infektueshmërisë së fruthit dhe rrezikut të përhapjes në komunitet, nevojitet angazhim i përbashkët i institucioneve përgjegjëse, profesionistëve shëndetësorë, prindërve dhe komunitetit.

 

Instituti ka theksuar se vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy