
Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm nën dyshimin e rrezikimit të personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në deklaratën zyrtare thuhet se, "Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.
Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; vrasje të rëndë, sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës."
Veprat penale për të cilat bëhet fjalë janë Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje e rëndë dhe Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.



