Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë/ Trenjakë, tre djem në QKUK

Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë/ Trenjakë, tre djem në QKUK

Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku në orët e para të vitit të ri, erdhën në jetë trenjakë, tre djem.

Sipas stafit mjekësor, lindja ka kaluar me sukses falë ekipit të Klinikës së Gjinekologjisë. 

Si nëna, ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë nën kujdesin dhe monitorimin e vazhdueshëm mjekësor.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK për të uruar lindjen e parë të vitit 2026. 

I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, dhe drejtori i SHSKUK-së, dr. Zef Ndrejaj dhe dr. Naser Rafuna, ai është pritur nga stafi mjekësor.

Kurti ka vizituar nënën e re, e cila ka sjellë në jetë tre djemtë, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme si lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy