Sadri Ramabaja, drejtor i Institutit për Gjeopolitikë tha me takimin e sotëm në Kosovë është hapur sipari i zgjedhjeve të jashtëzakonshme që sipas vendimit kushtetues duhet të mbahen në një afat të caktuar.
Duke vijuar Ramabaja tha se në zgjedhje do të shkohet më 7 ose 14 qershor.
U morën vesh që të mos takohen më. Kjo ishte deklarata e Lumir Abdixhikut sot që mund të hyjë në kalendarin e politikës së dështuar të kësaj klase politike që vepron në Kosovë.
Me takimin e sotëm është hapur sipari i zgjedhjeve të jashtëzakonshëm që sipas vendimit kushtetues duhet të mbahen në afat të caktuar. Shpërbërja e Kuvendit është çështje automatike, nuk ka më hapësirë interpretimi. Në zgjedhje shkohet në qershor, më 7 ose 14, kaq hapësirë manovrimi ka vendimi i Haxhiut.
Më tej, Ramabaja tha se situata në Kosovë nuk është e zhveshur nga zhvillimet gjeopolitike në Evropën Juglindore.
Situata në Kosovë nuk është e zhveshur nga zhvillimet politike dhe gjeopolitike në Evriopën juglindore.
Sipas Ramabajas, Kushtetuta aktuale në Kosovë nuk mund të prodhojë institucione të qëndrueshme.
Zgjedhjet na fusin në krizë sistemore. Nuk do prodhojnë zgjidhje. Kriza do të jetë e paralajmëruar. Po i vjen fundit Republikës së dytë. Pashmangshëm shkojmë drejt Republikë së Tretë. Kjo kushtetutë nuk mund të prodhojë institucione të qëndrueshme. Përgjegjësia është e shumëanshme.



