Spahiu: Kosova duhet ta realizojë planin franko-gjerman me Vuçiçin, pikat duhet të zbatohen njëkohësisht (VIDEO)

Spahiu: Kosova duhet ta realizojë planin franko-gjerman me Vuçiçin, pikat duhet të zbatohen njëkohësisht (VIDEO)

Profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se është në interesin e Kosovës që plani franko-gjerman të realizohet me presidentin Vuçic, ndërsa BE duhet të mbajë qëndrimin për zbatimin e pikave thelbësore njëkohësisht.

 

Kosova duhet të jetë më e interesuara që të realizohet kjo marrëveshje mbi bazën e planit frank gjerman. Çfarë është në interesin e Kosovës të bëhet sa më parë. Kur qeveria në Serbi është në zgrip dhe pushteti i Vuçiç është në përfundim është në të mirën e Kosovës ta bëjë me Vuçiç dhe jo me një qeveri që mund ta zëvendësonte atë se ai do të kishte argumente se i nevojitet kohë dhe ne humbnim kohën e çmuar. Është mirë të përfundojë dhe të realizohet ajo që është në planin franko-gjerman. 

 

E pamë vizitën e Sorensen, shpresojmë që do të merren hapa konkret. Për të realizuar efektshëm një marrëveshje edhe BE duhet të mbajë qëndrimin që pikat në marrëveshje të realizohen njëkohësisht. Dy janë thelbësoret. Kjo është hapja e misionit të përhershëm diplomatik të Kosovës në Serbi dhe e kundërta që nënkupton njohjen de facto dhe de jure. Dhe formimin e asociacionit të komunave. Edhe BE duhet të mbajë qëndrimin që ditën kur të ngrihet flamuri i Kosovës në Beograd, të ngrihet dhe flamuri i asociacionit tek komunat me shumicë serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy