Kosova voton për herë të dytë këtë vit në zgjedhjet parlamentare, mes pasigurive politike dhe frikës për një tjetër ngërç institucional.
Ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass, në një intervistë për DW, thekson nevojën për dialog mes forcave politike dhe kujton se Kosova ka humbur ndjeshëm nga reputacioni i saj ndërkombëtar gjatë këtij viti.
Sipas saj, nëse vazhdohet me të njëjtën qasje politike, nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional.
Gjithçka do të varet nga rezultati i zgjedhjeve. Vetëvendosje shpreson për një shumicë kaq të madhe sa të mund të qeverisë e vetme ose "vetëm" me mbështetjen e pakicave, të cilave Kushtetuta u garanton një numër të caktuar vendesh. Kjo taktikë dështoi pas zgjedhjeve në shkurt.
VV mund të përpiqet në rast të një rezultati zgjedhor të ngushtë, të bindë politikanë individualë nga partitë e tjera që të mbështesin koalicionin. Aleanca me PSHDK-në e vogël para zgjedhjeve (përveç Guxo dhe Alternativës), partnerë tradicionalë të LDK-së, është një tregues i kësaj.
Por është gjithashtu e mundur që partitë opozitare të mund të mobilizojnë mbështetje të mjaftueshme për të formuar një qeveri pa VV-në, megjithëse shanset për këtë janë të pakta. Nëse kemi një rezultat të ngjashëm si në shkurt, një bllokim i ri nuk është i pamundur.
Ekspertja gjermane u bën thirrje partive politike në Kosovë që t’i rikthehen përgjegjësisë që kanë ndaj qytetarëve.
Para së gjithash ky lidhet kryesisht me qëndrimin e tij pa kompromis, me të cilin ai i shpalli luftë "elitave të korruptuara" dhe, në fakt, të gjitha partive të tjera.
Para zgjedhjeve të shkurtit, VV synonte të rifitonte një shumicë konstituuese, ndërsa partitë e tjera të mëdha e pozicionuan veten para së gjithash në opozitë me Albin Kurtin, kjo çoi në një atmosferë të helmuar mes tyre.
Pas farsës që shoqëroi zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, të cilën Kurti e interpretoi si një pengesë të qëllimshme, nuk mbeti më ndonjë hapësirë për kompromis.
Nëse Kurti nuk ia del të angazhohet në dialog me partitë e tjera, pritet një bllokim i mëtejshëm.



