Analisti Jeton Halimi për ngërçin lidhur me zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, thotë se përgjegjësi kryesor është Albin Kurti.
Duke folur për “MCN Informacion” ai u shpreh qëllimi kryesor është kapja e kryeprokurorit nga Kryeministri Kurti.
Ka dhe pesë ditë për përfundimin e mandatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, fajtori kryesor është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Nuk shoh fajtor tjetër përveç Kurtit. Albin Kurti mundohet t’ia vër fajin opozitës. Nuk mund të kërkosh fajtor tjetër përveç Albin Kurtit.
Zonja Osmani ka shërbyer si notere e zotit Kurti dhe ai vetë i ka pranuar gabimet e zonjës Osmani. Qëllimi është kapja e kryeprokurorit nga Albin Kurti, në mënyrë që të mos ndiqen penalisht të vetët.
Por pozita e Presidentit është e opozitës, jo e Albin Kurtit. Qasja e Albin Kurtit është e gabuar dhe kryeneçe.



