Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit/ Qeveria e Kosovës rrezikon procesin: Nuk ka ndarë akoma buxhetin për KQZ-në

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit/ Qeveria e Kosovës rrezikon procesin: Nuk ka ndarë akoma buxhetin për KQZ-në

Kanë kaluar një javë që nga momenti kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar zyrtarisht Qeverisë së Kosovës për ndarjen e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti ende nuk ka dhënë përgjigje.

Më 26 nëntor, KQZ-ja i ka kërkuar qeverisë ndarjen e 11.5 milionë eurove për organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Megjithëse ka mbetur më pak se një muaj nga data e mbajtjes së tyre, kabineti qeveritar nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vonesën.

Sipas mediave në Kosovë, kjo situatë rrezikon seriozisht organizimin e operacioneve të nevojshme zgjedhore dhe, si pasojë, mund të vihet në rrezik i gjithë procesi.

Dhjetëra aktivitete tenderuese që lidhen me organizimin e zgjedhjeve nuk mund të nisin pa siguruar më parë mjetet financiare.

Megjithëse KQZ-ja nuk ka ende buxhetin e kërkuar, institucioni pritet që gjatë ditës së sotme (e martë) të mbajë një mbledhje për të vendosur mbi rekomandimin për “zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme” për aktivitetet e prokurimit që lidhen me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Procedura emergjente përfshin shtypjen e fletëvotimeve, materialet për votim jashtë Kosovës, shërbimet postare për votimin jashtë Kosovës, pakot e trajnimit, transporti i materialit zgjedhor, kabinat e votimit, vulat e zgjedhjeve, e shumë të tjera.

Në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur më 25 nëntor është miratuar plani buxhetor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy