Kurti këmbëngul: Bekim Sejdiu mbetet kandidati ynë për President, s'kemi emër tjetër pa u respektuar marrëveshja

Kurti këmbëngul: Bekim Sejdiu mbetet kandidati ynë për President, s'kemi emër tjetër pa u respektuar marrëveshja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thyer heshtjen lidhur me ngacmimet e fundit politike rreth postit të kreut të shtetit, duke konfirmuar se LVV nuk ka ndërmend të tërhiqet nga dakordësitë paraprake. 

 

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti bëri të qartë se zgjidhja e vetme institucionalisht e qëndrueshme kalon përmes dialogut dhe respektimit të marrëveshjeve të shkruara.

 

Kreu i LVV-së theksoi se vendi nuk ka nevojë për destabilitet të mëtejshëm dhe se kalimi në rivalitete të ashpra politike do t'u shërbente vetëm kundërshtarëve të Kosovës. 

 

Duke kujtuar dakordimin e mëparshëm që siguroi 99 vota, Kurti u shpreh optimist për arritjen e një konsensusi të ri. 

 

Sa i përket emrit specifik për timonin e presidencës, Kurti konfirmoi zyrtarisht se Prof. Bekim Sejdiu mbetet zgjedhja e palëkundur e Vetëvendosjes, duke hedhur fajin e ngarkesës aktuale te partnerët e koalicionit.

 

Sa i përket kandidatit, ne e kemi kandidatin. Kandidati është Prof. Bekim Sediju nga Marrëveshja. 

Pra, Prof. Bekim Sediju është tërhequr kur Marrëveshjen e kanë shkelur e braktisur 6 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pra, ishte një vendim i kushtëzuar i tij nga situata që u shkaktua pas mosbatimit edhe të dakordimit tonë për Çebesa, edhe të vendimit të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga pikëpamja e Lëvizjes Vetëvendosje, ne kemi Marrëveshje politike, dhe unë besoj që duhet ta respektojmë atë. Nuk kemi emër të ri ose tjetër. Nëse ky do të jetë rasti në të ardhmen, natyrisht që do të njoftohem. 

 

Aktualisht nuk ka asnjë kandidat alternativ në tryezë. Nëse situata politike do të detyrojë ndryshime në të ardhmen, Kurti premtoi se çdo lëvizje do të bëhet transparente për publikun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy