LDK heq dorë nga presidenti dhe çdo post në qeveri/ Abdixhiku: Le t’i mbajë LVV të gjitha

LDK heq dorë nga presidenti dhe çdo post në qeveri/ Abdixhiku: Le t’i mbajë LVV të gjitha

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së Grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.

 

Abdixhiku tha se kërkesa për postin e presidentit ishte bërë me qëllim të krijimit të një ekuilibri institucional në vend.

 

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i kishte propozuar LDK-së një rol që ai e cilësoi si “dekorativ” në qeveri, me vetëm tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.

 

“Vetëvendosje kërkonte prani dekorative të LDK-së në qeveri, ku LDK-së i janë propozuar vetëm tri ministri dhe zëvendëskryeministri. Ne refuzuam një nënshtrim të tillë”, deklaroi Abdixhiku.

 

Kreu i LDK-së tha se, pas refuzimit të këtyre kushteve, LVV-ja, sipas tij, nisi një përballje publike ndaj LDK-së.

 

 

Në përfundim të deklaratës së tij, Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja do të heqë dorë nga çdo kërkesë për përfshirje në qeveri, si dhe nga kërkesa për postin e presidentit.

 

Për ta çliruar procesin nga çdo alibi dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror, LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale.

 

LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri, le t’i mbajë të gjitha VV-ja.

 

 Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe, më e rëndësishmja, edhe nga kërkesa për ta udhëhequr postin e presidentit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy