Milazim Gashi, ekspert sigurie tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se deklaratat e ministres serbe për spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës janë individuale dhe shfaqin vetëm retorikë politike.
Sipas Gashit, institucionet e Kosovës dhe ato të NATO-s i pamundësojnë çdo grupi që të krijojë destabilitet në Kosovë.
Retorikat e tyre janë të lexuara dhe nuk shfaqin fare interes. Dihet që nuk kanë një zhvillim të caktuar, janë të kontrolluara nga institucionet e Kosovës. I gjithë zinxhiri që ka bërë dhunë dhe vrasje në Kosovë janë në shënjestër të Kosovës dhe do të burgosen.
Nga qeveria e Serbisë kemi reagime më të rënda. Kosova është e përgatitur të përballet dhe me deklarime të tilla. Institucionet tona dhe shërbimet e NATO i pamundësojnë çdo grupi të krijojnë destabilitet.
Deklarime të tilla shfaqin vetëm retorikë politikë. Edhe në Beograd nga disa shoqëri është pritur në mënyrë.
E shoh më shumë si një deklarim individual.
Kosova do të shpallë non grata shumë zyrtarë publikë.



