8 Marsi/ Në Prishtinë protestohet për të drejtat e grave: “Marshojmë për jetë me dinjitet”

8 Marsi/ Në Prishtinë protestohet për të drejtat e grave: “Marshojmë për jetë me dinjitet”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Kosovë u mbajt një protestë me thirrjen “Marshojmë për jetë me dinjitet”. Protesta u organizua nga kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, me mesazhin kryesor “revoltim për jetë me dinjitet”.

Përfaqësues të kësaj iniciative kanë bërë të ditur se 8 Marsi, Dita e Gruas, nuk mund të festohet përderisa ende ekziston dhunë dhe pabarazi në të drejta.

Erëza Elezaj nga kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” deklaroi gjatë protestës se kur gratë shtypen, shteti hesht.

 

“Ideja e kufizimit të të qenit grua ka implikime po aq të rënda sa edhe në sistemin gjyqësor, ku në vend që abuzuesi të gjykohet në gjykatë, gjykohet viktima e tij në ndërgjegjen shoqërore. Para policisë po ua rikujtojmë se ata kanë përgjegjësi për çdo mosreagim ndaj dhjetëra rasteve të dhunës së raportuar. Madje, shpesh vetë institucionet bëhen shtyllë e fortë e kësaj pabarazie në shoqëri. Të gjitha këto forma të dhunës duhet të luftohen, në mënyrë që gratë dhe vajzat në Kosovë të kenë një jetë me dinjitet dhe humanitet”. 

 

Në protestën e 8 Marsit të këtij viti, përveç kundërshtimit të dhunës gjinore dhe patriarkale, u marshua edhe në solidarizim me popujt e shtypur, veçanërisht me Palestinën.

Gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë raportuar dhjetëra raste të dhunës ndaj grave, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar tragjikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy