“Spastrim etnik Kosovës”/ Mehmeti: Deklarata e ministres, zëri i vërtetë i qeverisë serbe

“Spastrim etnik Kosovës”/ Mehmeti: Deklarata e ministres, zëri i vërtetë i qeverisë serbe

Analisti Faton Mehmeti, për deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila është shprehur se “po të ishte në vend të Millosheviçit do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”, thotë se tregon fytyrën e vërtetë të Aleksandar Vuçiç.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai e cilësoi si tregues të fytyrës së vërtetë të të gjitha qeverive serbe dhe në mënyrë të veçantë, asaj të Aleksandar Vuçiç.

 

Sipas tij, nuk është një deklaratë personale, por është zëri i vërtetë i qeverisë së Serbisë dhe Vuçiç.

 

Është një deklaratë fashiste, Snezhana Paunoviç është një serbe që ka lindur në Pejë. E ka trashëguar urrejtjen dhe nuk e pranon dot që Kosova qeveriset nga shqiptarët dhe jo nga Serbia. Për këtë arsye ministrja e Drejtësisë ka ngritur padi ndaj ministres serbe për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

 

Kjo deklaratë vetëm sa pasqyron fytyrën e vërtetë të qeverisë serbe dhe Aleksandar Vuçiç. Është vazhdimësi e një politike shoviniste që është ndjekur nga të gjitha qeveritë në Serbi, veçanërisht nga kjo e Vuçiç. Nga një njeri që ka qenë ministër i Millosheviçit, nuk mund të presësh diçka tjetër. 

 

Nuk është një deklaratë personale, por është zëri i vërtetë i qeverisë së Serbisë dhe Vuçiç. Vetë Vuçiç e ka mohuar masakrën e Reçakut, një prej masakrave më të mëdha në Kosovë, duke thënë se ka qenë e stisur. 

 

Presioni ndërkombëtar mund ta detyrojë Vuçiçin që ta largojë ministren, në të kundërt nuk mendoj se do ta largonte. Kjo deklaratë vetëm sa i rrit tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve. 

 

Nxjerr në pah urrejtjen e madhe që ka politika serbe ndaj asaj shqiptare. Nëse Serbia nuk distancohet nga një narrativë e tillë, e ka të vështirë të futet në Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy