Protesta në Prishtinë/ Spiropali: Zë i indinjatës mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike

Protesta në Prishtinë/ Spiropali: Zë i indinjatës mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas protestës masive të zhvilluar në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një zë të fuqishëm kundër padrejtësisë që, sipas saj, po u bëhet ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se protesta rikonfirmoi indinjatën mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike dhe përforcoi mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.

Ish-drejtuesit e UÇK-së, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik dhe njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapësirën e Hagës; një akt kundër së drejtës, kundër lirisë, dhe në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik. 

Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima.

Mijëra qytetarë u mblodhën sot në Prishtinë në një protestë të organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kundër asaj që ata e quajnë “padrejtësi” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. 

Protestuesit kërkuan një proces të drejtë dhe jo të njëanshëm për ish-krerët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy