Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së, afat deri më 25 shtator

Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së, afat deri më 25 shtator

Pas dënimit në shkallën e parë, me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ekipet e mbrojtjes kanë nisur këtë javë procedurat për njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për apelimin e vendimit. 

 

Mbrojtja ka afat deri të premten, më 25 shtator, për të njoftuar gjykatën se cilat pjesë të verdiktit do të kundërshtohen.

 

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

 

Mbrojtja ka bërë të ditur se verdikti përmban disa pika që do të kundërshtohen në Apel, veçanërisht ato që lidhen me përgjegjësinë për vrasjet dhe ndalimet e paligjshme, në rrethana kur ndërhyn një palë e tretë, në këtë rast NATO.

 

Ndërkohë, avokati i viktimave ka afat deri më 14 tetor për të paraqitur prova lidhur me dëmshpërblimet, ndërsa Prokuroria ka afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar shkresat e saj.

 

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend një projekt-nismë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se synon më shumë llogaridhënie dhe transparencë të kësaj gjykate, e cila është e zhvendosur në Holandë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy