Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka deklaruar se sot do të merret një vendim i rëndësishëm në lidhje me angazhimin e shtetit në mbrojtje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë theksoi se t’i mbështesë 4 ish-krerët e UÇK-së të cilët Gjykata Speciale në Hagë i dënoi gjithsej me 81 vite burg.
“Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria do të vazhdojë, me mjetet që i ka në dispozicion, t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e Apelit, ku presim korrigjimin e kësaj padrejtësie”, tha Kurti. Sipas tij, për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duhet një strategji e mirëmenduar.
“Fillimisht duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e tij të plotë që të veprojmë përpara. Në Apel na duhet suksesi, e për këtë gjë nevojitet organizim e strategji shtetërore e kombëtare. Prandaj sot do të marrim një vendim të rëndësishëm”, shtoi ai.



