Dyshime për manipulim të votave edhe në Malishevë/ Prokuroria interviston komisionerët

Dyshime për manipulim të votave edhe në Malishevë/ Prokuroria interviston komisionerët

Pas Prizrenit, ku fillimisht u arrestuan dhe u intervistuan mbi 100 persona të dyshuar për manipulim votash, edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndërmarrë veprime konkrete. 

Ajo ka nisur intervistimin e personave të dyshuar për manipulim të votave në Komunën e Malishevës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se persona të dyshuar po merren në pyetje lidhur me dyshimet se kanë falsifikuar vota brenda partive politike, në favor të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Rinumërimi i votave në Malishevë, komunë në pjesën qendrore të vendit, ka përfunduar dhe ka nxjerrë në pah dallime të konsiderueshme në votat për kandidatët. 

Të paktën tre kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës u janë hequr mbi 700 vota secilit në këtë komunë.

Edhe kandidatëve nga partitë e tjera, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Nismën, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, u janë hequr vota pas rinumërimit, por në numër më të vogël.

Prokuroria e Kosovës ka autorizuar zgjerimin e hetimeve edhe në komuna të tjera në mbarë vendin.

Një operacion i ngjashëm u zhvillua javën e kaluar në Prizren, ku u arrestuan 109 persona të dyshuar, nga të cilët 23 u dërguan në paraburgim, nën dyshimin se kishin manipuluar vota të kandidatëve për deputetë.

Dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet e dhjetorit kanë ngritur shqetësime serioze mbi integritetin e procesit zgjedhor. Për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua të urdhërojë rinumërimin e plotë të votave, pas evidentimit të mospërputhjeve të mëdha në rezultatet për kandidatët për deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur të martën se pret ta përfundojë procesin e rinumërimit deri në fundjavë, ndërsa deri tani janë rinumëruar mbi 80 për qind e votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy