Zgjedhja e presidentit në Kosovë/ Ramabaja: Opozita nuk ndryshon qëndrim. Vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme (VIDEO)

Zgjedhja e presidentit në Kosovë/ Ramabaja: Opozita nuk ndryshon qëndrim. Vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme (VIDEO)


Kuvendi i Kosovë ka dështuar sërish në përpjekjen për zgjedhjen e presidentit të ri. 

 

Sot pritet të zhvillohet seanca e fundit për votimin e kreut të shtetit dhe, nëse nuk arrihet konsensus për pasardhësin e Vjosa Osmani, Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

 

Analisti Sadri Ramabaja u shpreh për “MCN Live” se opozita nuk pritet të ndryshojë qëndrim, duke e bërë të pashmangshëm skenarin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

 

Situata ishte e qartë që një ditë më parë, kur u mbajt një seancë e gjatë pa praninë e opozitës, e cila nuk propozoi kandidat. 

Në këto kushte, Lëvizja Vetëvendosje paraqiti dy kandidatura, mes tyre edhe profesoreshën Feride Rushiti, e konsideruar si figurë potencialisht konsensuale, por pa arritur të sigurojë pjesëmarrjen e opozitës në votim.

Seanca e sotme është shtyrë për në orën 14:00, ndërsa gjasat mbeten që opozita të vijojë bojkotin.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon sot në orën 24:00 dhe, nëse nuk ka një zgjidhje, vendi pritet të hyjë në një proces të ri zgjedhor.

 

Ndërkohë, Ramabaja theksoi se, sipas burimeve të tij, ish-presidentja Vjosa Osmani mund t’i rikthehet Lidhja Demokratike e Kosovës si bartëse e listës për postin e kryeministrit. 

 

Sipas burimeve te mia brenda LDK-së, Vjosa Osmani mund t’i rikthehet Lidhja Demokratike e Kosovës si bartëse e listës për postin e kryeministrit, në zgjedhjet e mundshme të 7 qershorit, sipas përcaktimeve që lidhen me vendimet e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Në këtë skenar, rikthimi i saj në politikën aktive partiake pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet e ardhshme politike në vend.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy