Kurban Bajrami/ Myftiu dhe Ipeshkvi i Kosovës mesazh politikanëve para zgjedhjeve: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Kurban Bajrami/ Myftiu dhe Ipeshkvi i Kosovës mesazh politikanëve para zgjedhjeve: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, me rastin e festës së Kurban Bajramit priti urimet në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. 

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues institucionesh, komunitetesh fetare dhe qytetarë të shumtë.

 

I pari që vizitoi myftiun Tërnava ishte Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, i cili përcolli urimet për festën dhe theksoi rëndësinë e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në Kosovë.

 

Ai dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për klasën politike, në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

 

“Është një moment i mirë që, së bashku me Naimin, në këtë festë të lutemi për vendin tonë dhe për politikën tonë, që të qetësohet dhe të marrë përgjegjësi. Të mos vazhdojmë të flasim vetëm kush do të ketë pushtetin, por ku do ta çojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi Ipeshkvi i Kosovës.

 

Më herët, gjatë faljes së Namazit të Kurban Bajramit, edhe myftiu Naim Tërnava kishte përcjellë një mesazh për unitet dhe përgjegjësi politike.

 

Sipas tij, fushatat me akuza dhe gjuhë urrejtjeje nuk i shërbejnë së ardhmes së Kosovës dhe dëmtojnë klimën sociale e politike në vend.

 

Deklaratat e dy prijësve fetarë vijnë në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë, vetëm një ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy