Politika në Kosovë ndodhet në një situatë të paqartë pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Analisti politik Blerim Burjani në ‘MCN Informacion’ vlerëson se vendi po shkon “në një rrugë pa krye”, duke paralajmëruar për pasojat e një pauze institucionale.
Presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, ka mundësinë që brenda 30 ditëve të shpërndajë Kuvendin nëse nuk zgjidhet presidenti i ri. Nëse tre herë zgjedhja dështon, atëherë procedurat konsiderohen të papërfunduara. Ajo ka interpretuar këtë si një dështim të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit dhe ka paralajmëruar se vendi po hyn në rrugë qorre.
Ai shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka pasur efekte të kundërta për vendin.
Kjo gjykatë duhet të jetë efikase dhe të jetë e vetëdijshme për situatën në të cilën ndodhet Kosova pa president. Masa që ajo vendos mund t’i shkaktojë më shumë probleme vendit. Masat ndaj presidentes janë në dëm të shtetit.
Burjani komentoi gjithashtu tensionet midis presidentes Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Opozita ka pasur bashkëpunim me Kurtin, por ai ka kërkuar që opozita të propozojë kandidatin e vet. Vetëm Vetëvendosja ka numrat. Rikandidimi i Osmani nuk ka mbështetje nga Kurti, dhe ka pasur përçarje mes tyre. Osmani paraqet një rivalitet të theksuar ndaj Kurtit, dhe ai e ka parë këtë si një problem politik për vete.
Analisti përfundoi se zgjidhja e krizës do të kërkojë konsensus dhe gjetjen e një kandidati të pranueshëm për president.
Kosova për momentin është në pauzë. Nuk ka asnjë institucion funksional përveç zonjës Osmani, e cila ka kompetencat e saj për të vepruar. Jemi në një pozitë shumë të vështirë për momentin.
Ndërkohë, eksperti politik Burhani e përshkruan situatën si “një pjesë të lojës së Kurtit”, duke theksuar strategjitë e brendshme të Vetëvendosjes në këtë krizë.



