Balotazhi në Kosovë, pjesëmarrje e ulët e votuesve

Balotazhi në Kosovë, pjesëmarrje e ulët e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 21 për qind e votuesve në 18 komunat.

Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.

Edhe PDK përmes sekretares së përgjithshme, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje.

Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.

Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.

Nga AAK, Besnik Tahiri tha se pjesëmarrja deri më tani është e ulët krahasuar me raundin e parë të mbajtur më 12 tetor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy