
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani.
Megjithëse Kushtetuta parashikon që presidenti i ri duhet të zgjidhet më së largu deri më 28 prill, partitë politike duket se po mbajnë qëndrim për të bllokuar procesin e zgjedhjes, duke krijuar tension politik.
Kështu deklaron për “MCN Lajme” drejtuesi i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja.
Fillimi i fushatës tashmë është prezent.
Brenda këtyre 2-3 ditëve, kryetarët e LDK-së dhe PDK-së janë takuar me bazën e tyre, ndërsa qëndrimi për të bllokuar sistemin politik duket të jetë në rend të ditës në tavolinat e opozitës.
Rrjedhimisht bindja ime është që po shkojmë në zgjedhje te jashtëzakonshme që do të jetë prologu i një krize sistemore politike.
Ramabaja thekson se situata e krijuar rrezikon të çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke e paraqitur këtë si prolog i një krize sistemore politike.
Qeveria aktuale vazhdon të punojë dhe ka miratuar një sërë ligjesh dhe vendimesh, përfshirë buxhetin e këtij viti dhe marrëveshje ndërkombëtare.
Megjithatë, situata është rezultat i një krize sistemore që ka lindur nga interpretimi i Kushtetutës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë mundësi opozitës të ushtrojë bojkotin.
Për mendimin tim, kemi të bëjmë me një bllokim të paramenduar politik që qendrën nuk e ka në në Kosovë.



