Zgjedhjet në Kosovë/ Veliu: Do mungojnë vëzhguesit ndërkombëtarë. Nuk do të ketë fitues absolut që të arrijë të krijojë qeverinë

Zgjedhjet në Kosovë/ Veliu: Do mungojnë vëzhguesit ndërkombëtarë. Nuk do të ketë fitues absolut që të arrijë të krijojë qeverinë

Analisti Lulzim Veliu tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë pritet të votojnë një numër i lartë emigrantësh që janë kthyer apo po kthehen për festat e fundvitit.

 

Duke vijuar Veliu tha se periudha e përcaktuar për zgjedhjet nuk është shumë e favorshme dhe se shumë vëzhgues ndërkombëtarë nuk do të jenë të pranishëm duke krijuar kështu një problem. 

 

Sipas Veliut, nuk do të ketë fitues absolut që do të arrijë të krijojë qeverinë. 

 

Pritet një fluks i madh i mërgatës që kanë marrë rrugën ose kanë mbërritur në Kosovë. 

 

Data e përcaktuar nuk është e favorshme për Kosovën, nuk është datë e mirë për t’u mbajtur zgjedhjet, se është periudhë mes dy festave, apo periudhë pushimi ku të gjitha vendet e BE janë me pushim. Do të kenë mungesë të vëzhguesve ndërkombëtarë. E shoh problem. Problem tjetër që mund të paraqitet është mungesa e energjisë elektrike se jemi në një periudhë ku errësohet shumë shpejt. Janë disa faktorë që nuk e favorizojnë.

 

Ka një reflektim me zgjedhjet e shkurtit ku gjuha mes subjekteve dhe liderëve ishte shumë më e ashpër. Ka pasur dhe fyerje. Shpresoj të vijojnë me këtë ritëm. 

 

Nuk do të kemi fitues absolut që do të arrijë të krijojë qeverinë. Duhet të ketë koalicion. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy