Presidentja dhe 'Specialja' / Bajqinovci: Si LVV jemi skeptik mbi ligjin, pavarësisht pasojave do t'i qëndrojmë pas

Presidentja dhe 'Specialja' / Bajqinovci: Si LVV jemi skeptik mbi ligjin, pavarësisht pasojave do t'i qëndrojmë pas

Kosova ka zgjedhur në limitet e afatit kushtetues akademiken Justina Shiroka Pula si presidente dhe ka miratuar ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara.

 

Për deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një komunikim me "MCN Live", zgjedhja e akademikes Justina Shiroka Pula në postin e Presidentes ka shmangur një cikël të ri zgjedhjesh të parakohshme dhe ka kompletuar institucionet e larta të shtetit të Kosovës. 

 

Mendoj që ishte tepër e rëndësishme se për shkak se Kosova brenda dy viteve ka shkuar tre herë në zgjedhje, çdo 6 muaj kemi pasur zgjedhje.

 

Mendoj se shkoi një kohë e gjatë ku opozita nuk dëshironte të krijonte institucionet e vendit, përveç kësaj ishte jo dhe për një vit e gjysmë, aty afër 2, shteti nuk e kishte kuvendin e rregullt.

 

Është kompletuar institucioni duke filluar nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, profesoresha e respektuar Justina Shiroka Pula.

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, deklaroi se pavarësisht skepticizmit të partisë dhe reagimeve nga Bashkimi Evropian, ligji u votua në mirëbesim për të shmangur krizat institucionale dhe për t'u dalë në krah të akuzuarve në Hagë. 

 

Përveç kësaj çështje është edhe çështja e Gjykatës Speciale.

Ligjin që e kemi votuar në mirëbesim është se si do të implementohet hapat e ardhshëm.

Ky ligj do të implementohet.

Në këtë fazë Kosova ka institucionet dhe në këtë fazë do të bëjë që t'i ndihmojë të akuzuarve në Hagë dhe në forma të tjera, jo vetëm ato materiale.

Opozita ka deklaruar se nuk bën të preket ky ligj dhe ne nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme se afati skandonte në 12 të natës, dhe është dashur të miratohet ashtu siç është, ne nuk e kemi prekur si ligj, por e kemi votuar në mirëbesim.

Edhe pse ne si LVV jemi skeptik, që ky ligj mund të bëjë diçka, por ne i kemi qëndruar prapa, pavarësisht pasojave, se ju i patë dhe deklaratat e BE që reaguan.

Por ne në të ardhmen do të shikojmë se çfarë mund të bëhet në të mirë të Kosovës dhe atyre që gjenden në Hagë.

Do të shikojmë ajo që lejon marrëveshja me BE dhe ligjet dhe parlamenti i Kosovës është shefi i kësaj gjykate.

Pas dekretimit nga Presidentja dhe pas daljes së dekretit do të dekretohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy