Ndërprerja pa afat e dialogut strategjik mes SHBA dhe Kosovës është sipas gazetarit Vudi Gjymshiti një nonsens. Në një lidhje me MCN TV, Gjymshiti tha se nuk ekziston një dialog i tillë.
Nuk është pezullim real, sepse dialogu strategjik mes SHBA dhe Kosovës nuk është nënshkruar asnjëherë. Nuk ka dokument, nuk ka kalendar, nuk ka mekanizëm zbatues. Kosova nuk ka humbur asgjë. Marrëdhëniet SHBA-Kosovë vazhdojnë të jenë të fuqishme. Ajo që po trumbetohet se është pezulluar nuk është pezulluar, sepse nuk ekziston. Deklarata e ardhur nga ambasada amerikane është publikuar nga e ngarkuara me detyrë në Ambasadën amerikane, e cila nuk është ambasadore e konfirmuar. Ata e kanë deklaruar publikisht pezullimin e një dialogu strategjik që nuk është nisur. Pra kanë pezulluar diçka që nuk ekziston.



