Lista Serbe nuk certifikohet nga KQZ/ Reagojnë ambasadat amerikane, gjermane dhe BE-ja në Kosovë

Lista Serbe nuk certifikohet nga KQZ/ Reagojnë ambasadat amerikane, gjermane dhe BE-ja në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi sërish të martën certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. 

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra nga Bashkimi Evropian, Ambasada e SHBA, ajo e Gjermanisë, Mbretëria e Bashkuar dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, të cilat janë shprehur të zhgënjyera dhe të indinjuara.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së.

Edhe OSBE-ja ka reaguar, duke dënuar veprimet që minojnë të drejtën e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e certifikimit të Listës Serbe, duke i quajtur veprimet e saj përçarëse.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka kritikuar refuzimin e anëtarëve të KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe, duke theksuar se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrimet politike të aktorëve partiakë.

Analistët politikë vlerësojnë se ky vendim, i cili sipas tyre nuk ka asnjë bazë ligjore, i shërben më së shumti narrativës së Serbisë se të drejtat e komunitetit serb po shkelen në Kosovë.

Derisa Lista Serbe mbetet jashtë garës, KQZ ka certifikuar 22 subjekte të tjera për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo është hera e tretë që KQZ nuk e certifikon fillimisht Listën Serbe, pasi njësoj kishte vepruar edhe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe zgjedhjet lokale të 12 tetorit. 

Në të dy rastet e mëparshme, PZAP e kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së.

Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, mori vetëm 2 vota pro, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë mbledhjes së të martës pasdite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy