Kosovë/ Arrestohen 9 persona në Zubin Potok, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Kosovë/ Arrestohen 9 persona në Zubin Potok, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Policia e Kosovës, ka arrestuar ditën e sotme 9 persona në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23”.

 

 

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara policore dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale. 

 

Sipas komunikatës së përbashkët, operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

 

"Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 9 persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në komunikatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy