Kanosja me jetë ndaj Kurtit/ Të akuzuarit mohojnë fajësinë, kryeministri nuk kërkon dëmshpërblim

Kanosja me jetë ndaj Kurtit/ Të akuzuarit mohojnë fajësinë, kryeministri nuk kërkon dëmshpërblim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj drejtuesit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje me jetë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancë ishte i pranishëm edhe vetë kryeministri Kurti, në cilësinë e të dëmtuarit.

Të dy të pandehurit, Klinaku dhe Selmani, u deklaruan të pafajshëm, duke mohuar akuzat. Klinaku u shpreh se, sipas tij, nuk ekziston vepër penale, ndaj nuk e pranon fajësinë.

Nga ana tjetër, Albin Kurti njoftoi se nuk ka angazhuar avokat dhe se do ta përfaqësojë vetë veten në këtë proces. 

Ai shtoi gjithashtu se nuk do të paraqesë kërkesë pasurore-juridike, pra nuk kërkon dëmshpërblim.

Gjykatësi Rrahman Beqiri informoi palët se mbrojtësit e të akuzuarve kanë afat 30-ditor për të paraqitur kundërshtimet ndaj provave të paraqitura nga Prokuroria.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Klinaku dhe Selmani akuzohen për kanosje me jetë ndaj Kurtit, përmes postimeve në rrjetet sociale, të datës 30 gusht 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy