Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Republika e Kosovës sot shënon 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

 Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Me rastin e këtij përvjetori, institucionet e vendit kanë organizuar aktivitete të ndryshme festive.

Shpallja e pavarësisë ishte rezultat i një procesi të gjatë negociatash dhe përpjekjesh ndërkombëtare. Propozimi i presidentit Martti Ahtisaari nuk arriti të sigurojë mbështetjen në Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Megjithëse u kundërshtua nga Serbia dhe Rusia, Kosova shpalli pavarësinë, një akt që mori mbështetjen e shumë shteteve të rëndësishme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Axhenda e aktiviteteve

18-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të përcillet me shumë aktivitete institucionale.

Nga ora 7 do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës, pas 20 minutave, përkatësisht në orën 7:20 do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në orën 7:30 do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve e pas pesë minutash do të bëhen homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë.

Në orën 8:00 mbahen homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova e pas 10 minutash te te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Nga ora 9 do të ketë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e në 10:30 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga ora 11:25 do të bëhen nderime te Monumenti Heroinat, në orën 11:30 mbahet parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Në 17:30 pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe dita do të përmbyllet me koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy