Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm për caktimin e masës së përkohshme, pas ankesës së Listës Serbe, duke pezulluar çdo veprim për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese, pas caktimit të masës së përkohshme, ku po shqyrtohet ankesa e Listës Serbe, ndalon çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.

Gjykata, ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve, cakton masë të përkohshme përmes së cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.

Ky vendim vjen në një moment delikat politik për Kosovën dhe ka për qëllim të garantojë integritetin kushtetues të procesit parlamentar, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankesës.

Po ashtu Kushtetuesja ka vendosur që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

Javën e kaluar, Lista Serbe ka dorëzuar kërkesë të re në Gjykatën Kushtetuese, duke e kontestuar mënyrën se si është zhvilluar procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Ankesa e tyre vjen pas votimit të ndodhur për nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet.

Vendimi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka vendosur, ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve, masë të përkohshme në rastin KO265/25, të parashtruar nga: Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

Gjykata, më 4 shtator 2025, ka vendosur njëzëri:

TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;

TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025;

T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;

 Ky Vendim hyn në fuqi më 5 shtator 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy