Pjesëtari i Policisë së Serbisë arrestohet në Jarinjë, i konfiskohen fishekë dhe para

Pjesëtari i Policisë së Serbisë arrestohet në Jarinjë, i konfiskohen fishekë dhe para

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një pjesëtar të Policisë së Serbisë në vendkalimin kufitar të Jarinjës, nën dyshimin për “import të paautorizuar të municionit” dhe “posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese”.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit në pikën kufitare janë konfiskuar fishekë dhe para, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor për procedurat e mëtejshme hetimore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës të dielën, ai u arrestua dje paradite kur gjatë kontrollit të një veture me targa të Beogradit, e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, zyrtarët doganorë dhe policorë zbuluan në bagazhin e veturës 51 fishekë, para të gatshme 9.900 euro  dhe 26.000 dinarë serbë (rreth 220 euro).

Gjatë kontrollit, siç thotë raporti, autoritetet sekuestruan edhe dokumente personale dhe materiale policore, përfshirë kartelën e identifikimit dhe distinktivin e Policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimet e Serbisë dhe Kosovës, pasaportën serbe, një palë uniformash, një palë dorëza dhe një USB.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy