Zgjedhjet e 7 qershorit/ Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në Kosovë

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në Kosovë

Subjektet politike kanë afat vetëm edhe sot për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kosovo, që do të mbahen më 7 qershor 2026.

 

Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se afati 11-ditor për subjektet politike përfundon të martën në mesnatë.

 

“Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Elezi.

 

Sipas tij, numri i përgjithshëm i subjekteve politike që pritet të marrin pjesë në zgjedhje është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

 

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit 2025 morën pjesë 28 subjekte politike, ndërsa numri i kandidatëve për deputetë ishte 1,279.

 

Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi 1,180 kandidatë për deputetë nga 24 subjekte politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy