Haxhiu cakton datën: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 7 qershor

Haxhiu cakton datën: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 7 qershor

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

Sipas saj, ky vendim është marrë pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe rëndësisë së një pjesëmarrjeje sa më të gjerë të qytetarëve në procesin zgjedhor.

 

“Në këtë takim ishin të ftuara 17 parti politike, ndërsa të pranishme ishin 15. Pas shqyrtimit të propozimeve të partive dhe në përputhje me afatet ligjore dhe kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin të mbahen më 7 qershor”, është shprehur Haxhiu.

 

Edhe përfaqësuesit e partive politike kanë dhënë dakordësinë për këtë datë, pas konsultimeve të zhvilluara me ushtruesen e detyrës së presidentes.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se 7 qershori ishte data më e kërkuar për mbajtjen e zgjedhjeve. 

 

Ndërkohë, nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, bëri të ditur se subjekti që përfaqëson mbështet këtë datë, në përputhje me kapacitetet organizative të institucioneve përgjegjëse.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë pritet të nisë përgatitjet për procesin zgjedhor në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy