PE miraton raportin për Kosovën, përsërit thirrjen për njohjen e pavarësisë nga të gjitha shtetet e BE-së

PE miraton raportin për Kosovën, përsërit thirrjen për njohjen e pavarësisë nga të gjitha shtetet e BE-së

Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë votash raportin për Kosovën, duke riafirmuar mbështetjen për integrimin evropian të vendit dhe duke u bërë thirrje pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

 

Raporti u miratua të mërkurën në Bruksel me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime. 

Lajmi u bë i ditur nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

 

Në një reagim në platformën X, Terras theksoi se vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

 

Raporti shpreh mbështetje të fortë për aspiratat evropiane të Kosovës, por njëkohësisht ngre shqetësime për ngërçin politik dhe polarizimin e vazhdueshëm institucional. 

 

Eurodeputetët vlerësojnë se viti 2025 ka qenë në masë të madhe i humbur për shkak të bllokimeve politike dhe paralajmërojnë se vonesat e mëtejshme mund të rrezikojnë përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

 

Në dokument vlerësohet fakti që zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe përshëndetet formimi i qeverisë, por kritikohet mungesa e konsensusit politik për zgjedhjen e presidentit të vendit.

 

Paralelisht, Parlamenti Evropian miratoi edhe raportin për Serbinë, ku kërkohet progres konkret në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

 

Sipas raportit, ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

 

Po ashtu, eurodeputetët i kërkojnë Serbisë të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshilli i Evropës, duke argumentuar se një qëndrim i tillë bie ndesh me detyrimet e marra në kuadër të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy