Refuzohet kërkesa për lirim me kusht, Thaçit i vazhdohet paraburgimi

Refuzohet kërkesa për lirim me kusht, Thaçit i vazhdohet paraburgimi

 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë, pasi gjyqtari Christopher Gosnell ka refuzuar kërkesën e tij për lirim me kusht.

 

Thaçi kishte ofruar një garanci financiare prej 50 mijë eurosh dhe ishte zotuar të respektonte një sërë kushtesh për të mos penguar zhvillimin e procesit gjyqësor. Megjithatë, gjykata vendosi t'ia zgjasë masën e paraburgimit edhe me dy muaj.

 

Në vendim, gjyqtari Gosnell vlerësoi se garancia financiare e ofruar nga familja dhe miqtë e Thaçit ul rrezikun e arratisjes, por nuk mjafton për të justifikuar lirimin e tij nga paraburgimi.

 

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar edhe Urdhrin e Tretë për Caktimin e Datave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, duke anuluar seancat e planifikuara për datat 17, 18 dhe 19 gusht 2026.

 

Vendimi erdhi pasi mbrojtja e të akuzuarit Smakaj njoftoi se nuk do të paraqesë prova në këtë fazë të procedurës, çka solli edhe ndryshimin e kalendarit gjyqësor.

 

Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të lidhura me luftën në Kosovë. 

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur në prill të vitit 2023, ndërsa të gjithë kanë deklaruar pafajësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy