“Flamuri serb do të valvitet në Prizren”, Elezi: Deklaratë për vota, cenon sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës

“Flamuri serb do të valvitet në Prizren”, Elezi: Deklaratë për vota, cenon sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës

Deklarata e ministrit të Brendshëm të Serbisë se “flamuri serb do të valvitet në Prizren” ka nxitur reagime dhe shqetësime për ndikimin që retorika nacionaliste mund të ketë në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. 

 

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një prononcim për MCN TV, e konsideron këtë deklaratë si një përpjekje për të siguruar mbështetje elektorale nga grupet radikale serbe, por edhe si një mesazh që, sipas tij, mund të nxisë më tej tensionet dhe të cenojë sigurinë në Kosovë.

 

Elezi thekson se deklarata nuk duhet trajtuar thjesht si pjesë e retorikës së brendshme politike në Serbi, pasi ajo prek drejtpërdrejt raportet me Kosovën dhe situatën e sigurisë në rajon. Sipas tij, institucionet dhe aktorët ndërkombëtarë duhet të reagojnë në mënyrë të shpejtë dhe të ndërmarrin hapa konkretë përballë mesazheve të tilla.

 

Kjo fushatë në këto zgjedhje po zhvillohet në një dimension të tillë që edhe ne, që jemi marrë me zhvillimet në Serbi, e konsideronim si një deklaratë që mund të ndodhte pasi partia politike që udhëheq pushtetin ka kërkuar të marrë votën. Kjo deklaratë mund të jetë për konsum politik të brendshëm, por prek drejtpërdrejt sigurinë dhe është një tregues i sulmeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit të Kosovës dhe të gjithë rajonit. Këto deklarata shfaqin fytyrën që Serbia ka pasur dhe vazhdon të ketë në raport me Kosovën. Këtë deklaratë duhet ta trajtojmë në mënyrën më të shpejtë dhe urgjente, sepse kemi të bëjmë me një realitet që po u paraqitet qytetarëve serbë. Këtu duhet të ndërmerren veprime të konsideruara, për t’i treguar qartë se deklarata të tilla nuk mund të kalojnë pa u trajtuar. Serbia nuk ka marrë asnjë iniciativë për të konsoliduar gjendjen në rajon, ndërsa Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia nuk ka lidhje me të, përveçse në të njëjtën mënyrë siç ka lidhje me shtetet e tjera.

 

Sipas tij, pretendimet që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë janë shqetësuese, pasi mund të shoqërohen me përpjekje për të cenuar sigurinë dhe për të mbajtur të angazhuara grupe që kundërshtojnë shtetësinë e Kosovës.

 

Nëse Serbia e konsideron Kosovën si shtet të saj, kjo tregon angazhimet që mund të ketë në drejtim të cenimit të sigurisë, përmes formave të ndryshme të ndërhyrjes. Qëllimi i parë është të vjelë votat e grupeve serbe radikale, ndërsa i dyti është të cenojë sigurinë në Kosovë, sepse këto deklarata mund t’i radikalizojnë edhe më tej këto grupe dhe t’i mbajnë të angazhuara kundër Kosovës, prandaj Bashkimi Evropian dhe SHBA-të duhet të jetë më i ashpër ndaj këtyre deklaratave dhe kjo është një sfidë reale. Duhet të ndërmarrin veprime konkrete që nga mbështetja dhe bashkëpunimet me Serbinë sidomos ato financiare në mënyrë që qytetarët serbë të kuptojnë se mbështetja e kësaj politike destabilizuese dëmton drejtpërdrejtë jetën e tyre dhe ndoshta këta qytetarë serbë do kuptojnë të ndryshojnë për të qenë pjesë e demokracisë evropianë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy