Eksperti i sigurisë Milazim Gashi thotë se Albin Kurti, është një lider i cunguar në shumë drejtime.
Duke folur për “MCN Live, edhe për alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës, ai deklaroi se duhet të merren masa nga institucionet.
Në vijim shtoi se ngërçi politik në Kosovë, shkon në favor të Aleksandar Vuçiç dhe se gjithçka vjen për shkak të marrëdhënieve jo të mira të Kurtit me ndërkombëtarët.
Zoti Kurti ka për të qenë një model i një lideri për t’iu afruar ish-Presidenti Rugova, kemi pasur shpresë se do ishte një lider për popullin dhe jo për të shpërndarë pushtetin me miq brenda Kosovës. Këtu kemi një lider të cunguar në shumë drejtime.
Elementi kryesor i një lideri si Albin Kurti, për shkak se ish-Presidenti Rogova është një lider i pa kontestuar, e dinim që zoti Kurti do të ndjek rrugën e tij, duke mos negociuar rrugën e Kosovës. Por atë mundësi që pati, e humbi si lider dhe kjo tregohet edhe kur kërcënohet sistemi i sigurisë siç ishte alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës.
Mund të ketë tentativa të tjera ndaj duhet të merren masa. Ngërçi politik në Kosovë, shkon në favor të Aleksandar Vuçiç.
Do të ketë lëvizje ndërkombëtare për këtë situatë.
Ky Kryeministër pas ardhjes në pushtet, është parë se ka qenë një Kryeministër i një metodologjie tjetër, aq sa të gjitha portat diplomatike ndërkombëtare që i kishte hapur, tashmë i janë mbyllur. Albin Kurti është një lider i skaduar nga pikëpamja gjeostrategjike. Ngërçi vjen si pasojë e marrëdhënieve të Kurtit me ndërkombëtarët.
Kosova është futur në një ngërç institucional ku ende nuk ka një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese është shprehur se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve, pasi në të kundërt do kalohet në zgjedhje.



